Lajme

VEPRIMTARITË EKONOMIKE SIPAS KODEVE NACE, FAZA II 18 05 2020

Prishtinë, 18/05/2020

NJOFTIMET MË TË REJA NGA MINISTRIA E EKONOMISË, PUNËSIMIT, TREGTISË, INDUSTRISË, NDËRMARRËSISË DHE INVESTIMEVE STRATEGJIKE (MEPTINIS) FRESKUAR MË: 18/05/2020

FRESKUAR MË: 18/05/2020

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:

Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
 - qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë,
 - transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit - si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit - për veprimtaritë e lejuara.

për më shumë informata vizito linkun Udhëzuesi i përkohshëm 

FRESKUAR MË: 02/05/2020

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:

Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
 - qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë,
 - transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit - si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit - për veprimtaritë e lejuara.

FRESKUAR MË: 15/04/2020

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:

Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
 - qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë,
 - transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit - si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit - për veprimtaritë e lejuara.

SI TË PLOTËSOHET FORMA ON-LINE PËR LËVIZJE TË LIRË (14-04-2020)?

* * *

FRESKUAR MË: 23/03/2020

Nr. ref. 01/05
Prishtinë, 23.03.2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike (MEPTINIS), në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit nr. 06/L-113 për Or­ga­ni­zi­min dhe Fun­ksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjen­cive të Pa­va­ru­ra, ne­nit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rre­gu­llo­res (QRK) nr. 05/2020 për Fushat e Për­gje­gjësisë Ad­mi­nis­trative të Zyrës së Krye­mi­nistrit dhe Mi­nis­trive, si dhe vendimeve nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr.1/11 te 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Ko­so­vës, lidhur me masat ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik, ba­zuar tutje në Ligjin nr. 2004/18 për Tregti të Bren­d­sh­me, i ndryshuar, si dhe në urdhëresat e lëshuara nga MEPTINIS nr. 01/01 e 12 marsit 2020, nr. 01/02 e 17 marsit 2020,  nr. 01/03 e 17 marsit 2020, e plotësuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Re­a­gi­mit dhe re­ko­man­dimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë:

URDHËRESË
për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik (23-03-2020)

1.    Urdhërohen të gjithë operatorët ekonomikë:

1.1.    të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik;

1.2.    të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe

1.3.    me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

2.    Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

2.1.    të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

2.2.    të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fun­dit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shën­de­tësi Publike (IKSHP);

2.3.    të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për pu­no­njësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shë­n­detësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

2.4.    të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­ta­rinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe

2.5.    të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

3.     Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

4.    Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.

5.    Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

6.    Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

7.    Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:

7.1.    Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim bren­da lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.

7.2.    Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].

7.3.    Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpër­ndajnë me porosi (delivery).

7.4.    Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç per­so­ne­lit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpër­ndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa ri­go­ro­ze të hi­gji­enës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.

  1. Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqë­sore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e vep­rimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:

8.1.    Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending ma­chi­ne), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).

8.2.    Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dy­qa­ni i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine). Por, lejohet shpërndarja e pro­duk­te­ve/shërbimeve me porosi (delivery).

9.    Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punë­dhë­nësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u kon­sumuar në vend punishte/hapësirën e punës.

10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shër­behen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike.​

11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).

12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjera.

13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma­ki­na­ve vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].

14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje si­pas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emer­gjen­cën e shëndetit publike.

16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.

18. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Rozeta HAJDARI, Ministre

[1]               Përdorimi i parasë së gatshme sjell rrezik për përhapjen e pandemisë COVID-19

[2]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara nëpër tregje dhe çarshi

[3]               Në listën e veprimtarive me kode NACE qartësohet se cilat veprimtari ekonomike lejohen të punojnë dhe cilat veprimtari ekonomike nuk lejohen të punojnë.

[4]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[5]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[6]               Të sigurohet mbajtja e distancës shoqërore e shmangia e kontaktit dhe masat e tjera sipas MSH dhe IKShP, si gjatë transportit të punëtorëve, ashtu edhe gjatë punës.

* * *

SHTESË: KLASIFIKIMI I VEPRIMTARIVE EKONOMIKE, SIPAS KODEVE NACE*,
NË LIDHJE ME URDHËRESËN E MEPTINIS, TË DT. 23 MARS 2020

LISTA ONLINE KETU

* * * 

FRESKUAR MË: 20/03/2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka nënshkruar URDHËRESË për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik që urdhërohen të gjithë operatorët ekonomikë ta zbatojnë. 

URDHËRESË
Për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik

1.    Urdhërohen të gjithë operatorët ekonomikë:
  1.1.    të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 01/09 të 13 mar-sit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat ndaj pandemisë së koronavirusit COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik; dhe
  1.2.    të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020 dhe nr. 01/02 të 17 marsit 2020, si dhe me urdhëresa të tjera që mund të nxjerrë Ministrija lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

2.    Çdo operator ekonomik duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:
  2.1.    të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;
  2.2.    të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutmit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP);
  2.3.    të marrin masa për distancën sociale e shmangien e kontaktit (2+ metër), edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),
  2.4.    të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar veprimtarinë, duke përfshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, dhe
  2.5.    të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

3.    Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshire këtu edhe qarshitë), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare.

4.    Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues/walk-in clients;
  4.1.    Këta operatorë duhet t’i demobilizojnë tavolinat e karriget që përdoren për shërbim brenda lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientat vizitues.
  4.2.    Tek këta operatorë nuk lejohet shërbimi marrje me vehte / Take-away
  4.3.    Por, këtyre operatorëve ju lejohet që produktet/shërbimet e tyre t’i shpërndajnë me porosi/delivery
  4.4.    Brenda lokaleve të këtyre operatorëve nuk lejohet të qëndroj asnjë person, përveç personelit. Ambientet, personeli e mjetet e transportit të angazhuara për përgatitjen e shpërndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa rigoroze të higjienës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet rigorozisht të respektohen masat e distancës sociale e shmangies së kontaktit.

5.    Tek shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqësore, pikat e karburantit, auto-larjet, shërbimet komunale e financiare, e secila veprimtaritë tjera që lejohen të punojnë:
  5.1.    duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete/ Take-away. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese / Vending machine. Por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi / Delivery.
  5.2.    tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dyqani i lubrifikanteve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e me marrje me vete/ Take-away. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese / Vending machine. Por lejohet shpërndarja e produkteve / shërbimeve me porosi / Delivery.

6.   Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punëdhënësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u konsumuar në vend-punishte / hapësirën e punës.

7.    Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. Mysafirët mund të shërbehen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhënat e sakta të mysafirëve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli duhet të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

8.    Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik ( të cekura në pikën 1).

9.    Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletushkat, kuponat, katalogët e të tjerë.

10.   Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e makinave vetë-shërbyese / Vending-machine në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomik .

11.    Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura në këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre, duke marrë masat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5. 

12.    Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Kosovës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zbatimin e vendimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

13.    Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/03 e 17 marsit 2020.

14.    Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Rozeta HAJDARI, Ministre

Bizneset për sqarime më të hollësishme mund të kontaktojnë në numrin 046.873.488.