Lajme

Ministrja Hajdari priti Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Italisë z. Nicola Orlando

Prishtinë, 20/05/2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), znj. Rozeta Hajdari ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim, Ministrja Hajdari e Ambasadori Orlando kanë biseduar për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe shkëmbimeve mes Italisë dhe Kosovës.

Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Orlando kanë theksuar se Kosova ka shumë potencial në inovacion dhe teknologji dhe se start-ups duhet të përkrahën sa më shumë. Gjithashtu, Ministrja Hajdari përmendi edhe interesimin për zhvillimin e industrisë, turizmit më mësim nga praktikat e Italisë.

Temë diskutimi ishte edhe veprimi i Ambasadës Italiane për të lehtësuar kthimin në Itali të kosovarëve që punojnë në ndërmarrjet italiane e që kanë mbetur të bllokuar në Kosovë.

Ndërsa, Ministrja Hajdari ka falënderuar Ambasadorin Orlando për votimin e Italisë në anëtarësimin e Kosovës në ENTSO-E, duke u shprehur mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme që Italia i ofron Republikës së Kosovës.