Lajme

Ministrja Hajdari priti në takim Shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi

Prishtinë, 21/05/2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), znj. Rozeta Hajdari ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, ku temë diskutimi ka qenë hapja e kufijve dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ministrja Hajdari tha se presin që kufijtë në mes Kosovës dhe Shqipërisë të hapen atëherë kur vlerësohet nga institucionet relevante të të dyja vendeve, me shpresën që Kosova dhe Shqipëria t’i kthehen normalitetit të qarkullimit të njerëzve dhe zhvillimit të aktiviteteve ekonomike, tregtare dhe turistike.